1.Rezervimet Fluturimeve Charter biletat njëdrejtimëshe apo biletat kthyese,nuk mund të refundohen apo kthehen.
2. Ndryshimi i dates se rezervimit mund te behet më së voni 48 ore para nisjes se fluturimit perkates, nisja,apo kthimi, nëse është biletë njëdrejtimëshe, apo edhe rasti tjetër kur është biletë dydrejtimëshe, duke u ngarkuar me pagese shtese.
3. Check in hapet 2 orë para orarit të nisjes
4.Duhet të keni boarding pass 60min para fluturimit.
5. Kerkese per pasagjere me nevoja te veçanta si p.sh. Karroce invalidesh , varesisht nga shkalla e invaliditetit kategorizohen si WCHR , WCHC , WCHS , apo edhe percjellje te femijeve te moshes nga 5 – 15 vjeç te cilet udhetojne pa prezencen e prinderve , duhet te njohtohemi me kohe per ta bere kerkesen te Kompania e cila e operon fluturimin perkates e kjo duhet te behet 48 ore para kohes se nisjes se fluturimit. Ketu perfshihen edhe rastet kur pasagjerit i nevojitet boca e oksigjenit , e kjo nese i lejohet te merr me vete bocen e vet ajo duhet ti ploteson kushtet e parapara prej Kompanise qe mund te bartet ne Aeroplan ose jo, ose ne rast kur Kompania ofron kete sherbim ( bocen ) me pagese shtese e cila konfirmohet pasi te behet kerkesa me shkrim Çdo kerkese e tille duhet te behet me shkrim ne email adresat elektronike dhe atë në kohën nga ora 08.00 deri ne oren 18:00: info@ditari-ks.com, sales@ditari-ks.com apo ditari.shpk@yahoo.com .
6. Detyrimi per shumen e shfrytezuar per rezervime , duhet ti permbaheni rregullit qe çdo pagese duhet te behet ne valuten perkatese , p.sh. nese keni detyrim ne vlerë 100 CHF , duhet te paguani po ate shume dhe ne po te njejten valute, përndryshe ne aso raste kursi i kembimit do te caktohet nga biznesi Ditari SH.P.K. sipas shënimeve që posedon per Kursin Ditor te Bankës dhe të vendosur në faturën për pagesë me valutë € nëse paguhet përmes transferit bankar,ndërsa nëse paguhet me kesh atëherë sipas shënimeve të vendosur në kupon fiskal dhe jo i vendosur nga kushdo tjetër.
7 .Pagesat per sherbimet e veçanta varesisht nga Kompania e cila operon fluturimet jane si ne vijim:
a. Percjellja e femijeve ( perkujdesja nga Stjuardesa) UNMNR per çdo segment paguhet 50.00Eur ne check-in ne Aeroportin perkates , kjo vlene per femijet nga mosha 5-15 vjeq
b. Pagesa per bagazh qe tejkalon peshen e lejuar pa pagese qe eshte 20kg , per çdo kg shtese paguhet 10 Eur / kg ne check-in ne Aeroportin perkates.
Copyright © 2020 Ditari Travel. Të drejtat e rezervuara
<a href="http://ditari-ks.com/rregullat-dhe-privatesia/">Rregullat dhe Privatësia</a>
Leave a Reply