Kush jemi ne?
DITARI SH.P.K. është shoqëri e themeluar në datën 16 shkurt 2016 me një kapital themelor në vlerë 2000.00 euro.Së pari aktivitet kryesor ka pasur arsimi tjetër duke organizuar mbajtjen e kurseve në lëndën e gjuhës shqipe dhe matematikës për nxënësit deri në klasën e pestë ku përmes kurseve u është ndihmuar nxënësve:
Rritjen e shprehive të mësimit përmes ndihmës në ligjërata dhe ushtrime,dhe
Rritja e vetëbesimit tek nxënësit për mësim etj
Në vitin 2017 është zgjeruar aktiviteti shtesë “Agjension udhëtimi” duke vepruar ndërmjetësues në mes operatorit që organizon udhëtimin dhe klientit.Në vitin 2018 është vendosur që të rritet kapitali i shoqërisë në 10000.00euro.
Tani Ditari SH.P.K. është shoqëri aktiviteti i të cilit ofron shërbime si bileta udhëtimi me aeroplan,autobus,etj,aranzhmane turistike,rezervime hoteli,ndermjetësime në marrje me qira,sigurime,duke synuar në vazhdimësi shtimin e shërbimeve për klientet tanë jo vetëm brenda vendit por edhe jashtë vendit.
Një kompani e re mirpo kemi arritur të jemi thuajse lidere në degën e udhëtimeve dhe turizmit,model evropian i kësaj lëmie me të gjitha vlerat që ofrohen nga shërbimi i udhëtimit për të adresuar nevojat e udhëtarit të sotëm në vendin tonë.
Pikërisht brengosja e madhe për klientin na jep vlerë si kompani lidere në vendin tonë.
Kjo kompani qdo ditë kontrollon çmimet e saj për të qenë sa më korrekt me klientin.